Një i ri në Bamatat duhet të përballet me ligjin tashmë për shkak të një ngacmim në telefon ndaj një shtetasi në Kopaçez
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” shtetasi K.N.,31 vjeç, banues në Bamatat, Delvinë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F.D., banues në Kopaçez, Delvinë, pasi ky shtetas e shqetëson në telefon me numër të fshehtë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin policor. /tesheshi.com/