Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve për aeroportin e Vlorës këtë datë simbol të 28 Nëntorit, e cilësoi atë një vepër historike jo vetëm për Vlorën por për Shqipërinë, Kosovën dhe gjithë shqiptarët.
Ai tha se aeroportet janë motorë të zhvillimit ekonomik dhe progresit social për vendin.
“Aeroportet janë fabrika buke se rrisin të ardhurat, sjellin konsumatorë dhe sa më shumë njerëz vijnë në një vend përmes aeroporteve, aq më shumë vendi ka mundësi të rrisë shërbimet, prodhimet, se krijohet një zinxhir i tërë ekonomik që i mbetet vendit”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shpjegoi se aeroporti i Vlorës do të jetë në aleancë me aeroportin e Mynihut, çka sipas tij do ta bëjë më të lehtë për të që të bëhet pjesë e sistemit.
“Aeroporti i Mynihut si një forcë operacionale garanton atë për të cilën aeroportet kanë nevojë sinergjinë me aeroporte të tjera.
Nuk mjafton një infrastrukturë e bukur apo pistë që këtu do jetë 3,2 km dhe do të jetë edhe për fluturime të drejtpërdrejta transoqeanike, por duhen aleanca edhe me aeroporte të tjera për të krijuar një sistem”, tha Rama.
Më pas ai potencoi veprën e radhës areoportuale: Sarandën.
“Ky aeroport bëhet porta e 3 ndër 4 porta nga qielli që duam të hapim për Shqipërinë pas atij të Tiranës, atij të Kukësit dhe përpara se të nisë puna për portën e katër që është aeroporti sezonal për aeroportin e Sarandës që do të shërbejë për sezonin e pikut turistik”. /tesheshi.com/
207997 702620very good post, i undoubtedly adore this fabulous site, persist with it 89289
989919 976138I undoubtedly did not realize that. Learnt something new today! Thanks for that. 544604
950218 969985I dugg some of you post as I thought they were extremely beneficial invaluable 93313
776717 285045I appreciate your function , thanks for all the informative weblog posts. 899142