Thuhet se është një anije ku imagjinata lejohet të fluturojë.
Fjala është për kroçerën me të madhe në botë, “Wonder of the Seas”, 362 metra e gjatë, e cila këto ditë ka dalë në det për udhëtim testues.
Në katër ditë, ajo ka kryer udhëtimë sa gjysma e gjatësisë mes Londrës dhe Nju Jorkut.
Konsiderohet një qytet lundrues, i paparë deri më sot, duke poseduar brenda saj gjithëçfarë ka një qytet.
Zyrtarisht, ajo do të nisë lundrimet turistike në 4 mars të vitit të ardhshëm. Destinacionet e para të saj do jenë europiane, si Barcelona, Palma de Mallorca dhe Capri në Itali.
Nuk dihet nëse do jetë në ndonjë të ardhme të afërt në brigjet e Sarandës.
Saranda është mësuar tashmë me gjigantë të tillë detrash në Gjirin e saj, por për momentin, një klas i tillë u drejtohet vetëm brigjeve elitare, me nam në botë. /saranacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?