Ambasadori japonez në Shqipëri ka vizituar së fundi Butrintin.
Kjo vizitë raportohet nga ky Park, ku shkruhet:
“Patëm nderin të mirëprisnim në Parkun Kombëtar të Butrintit një mik të veçantë, ambasadorin e Japonisë, Shkëlqesinë e tij Z. Takada Mitsuyuki.
I mahnitur nga bukuritë e vendit tonë dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm për të zhvilluar më tej marrdhëniet bilaterale mes dy shteteve”.
Ndërkohë, është rasti për të kujtuar se Parkut të Butrintit i mungon një stendë pasqyruese e të gjithë personaliteteve, politike apo artistike nga bota, të cilët e kanë vizituar ndër vite.
Si shembull, ambasadori japonez duhet të njihej më faktin se aty pak vite më parë qe Sarkozy, se në vitet ’60-të ka qenë Hrushovi, apo se së fundi qe dhe Dua Lipa. /sarandacity.al/