Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një bisedë me shkupjanë te “Kodra”: “Ah moj Sarandë, t’ka bekue Zoti!”

by PorositWeb
10 Prill, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

I gjen te lokalet e lagjes “Kodër”, një çift rreth të dyzetave që shijojnë kafen sade me pamje nga deti.

“Ky qytet është një mrekulli në pranverë, ne gjithmonë vijmë në verë por jam mrekulluar me kohën në pranverë në këtë qytet”, na thotë e magjepsur Anisa.

Anisa dhe Neimi janë nga Shkupi. Aty zotërojnë disa biznese në fushën e marketingut.

Me masat e marra në Maqedoni për shkak të situatws COVID, ata vendosën t’i fillojnë më shpejt pushimet.

“Këtu situata është më e qetë tani që vaksinimet janë duke u bërë në masë. Ndihemi mirë këtu.”

Puna e tyre lidhet me marketingun online, ndaj u mjafton wifi dhe një laptop dhe mund të jenë kudo për ta bërë punën e tyre.

“Për fëmijët kujdeset nana me babën, që shyqyr Zotit shumë të rinj i kam dhe më ndihmojnë me ta. Sapo të mbarojnë shkollën do vijnë dhe ata këtu në Sarandë.”

Janë shumë të habitur se si këtu njerëzit janë më të lire. Thonë se maskat i mbajnë në çdo moment por nuk ndodh kështu në kur shkojnë të blejnë te marketi i lagjes, pasi në shumicën e rasteve shitësja nuk e mban maskën dhe u thotë se e ka kaluar me kohë COVID-in.

Janë duke kërkuar për të blerë një shtëpi, u pëlqen shumë lagjja e Kodrës, pasi sipas tyre, aty rrinë “kokat”.

U ka pëlqyer pa masë shëtitorja e re; thonë se dalin për ecje çdo ditë.  Neimi çohet çdo mëngjes në orën 6:00 për të bërë vrap në shëtitore, ndërsa Anisa na thotë duke qeshur se është pak gjumashe në mëngjes e preferon ecjen më shumë mbasditeve.

U bie telefoni dhe u duhet të largohen: “Do blejmë shtëpi se boll ndenjëm me qera, ky qytet na ka marrë zemrën e është momenti që pas 5 viteve që vijmë me pushime të kemi dhe ne pronën tonë.”

“Ah moj Sarandë sa të ka bekue Zoti”, thotë Neimi para se të largohen. /sarandacity.al/

 

 

Tags: Kryesore
Previous Post

LSI Sarandë, akuza qeverisë për jo Fair Play elektoral

Next Post

Çamët humbin një nga të shtrenjtët e tyre: kush qe Hektor Sejko

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…
Turizëm

Të dhënat në fundsezon: këtë verë na “mbytën” italianët…

3 Tetor, 2023
Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë
Turizëm

Histori dhe shkëlqim: njihuni me hotelin më të mirë në botë

21 Shtator, 2023
Si ishte kjo e dielë në Sarandë…
Turizëm

INSTAT: Hotelet rritën pagat me mbi 25 %

18 Shtator, 2023
Fantastike! Ç’po i ndodh Shqipërisë sipas kryeministrit të saj?
Turizëm

Fantastike! Ç’po i ndodh Shqipërisë sipas kryeministrit të saj?

4 Shtator, 2023
Austri, “grusht turizmit masiv” në fshatin përrallor
Turizëm

Austri, “grusht turizmit masiv” në fshatin përrallor

29 Gusht, 2023
“Pushtimi i dytë” i Shqipërisë nga Italia
Turizëm

“Pushtimi i dytë” i Shqipërisë nga Italia

25 Gusht, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.