Ministri i Mjedisit Blendi Klosi zbriti dhe njëherë në Sarandë, me fokus hapësirat në plazhe.
Sipas njoftimit të Bashkisë, në një takim me drejtues të kësaj të fundit, ka sqaruar se pse ky proces, ai i ndarjes së stacioneve të plazhit, duhet bërë tashmë që ka nisur sezoni, duke gjeneruar dhe jo pak problematika.
“Ministri Klosi kërkoi angazhim dhe marrje përgjegjësish, që të stabilizohet situata me stacionet e plazhit dhe procesi i ndarjes së tyre të përfundojë deri në 10 korrik. Ai vuri në dukje se kjo punë sivjet nisi më herët e një vit më parë dhe se, po të mos pengohej nga ligji zgjedhor, do të kishte filluar qysh në muajin mars. Me këtë ai shpjegoi pse ka më pak problematika të pazgjidhura, edhe në kushtet kur kërkesat kanë qenë të shtuara”, thuhet në raportin e Bashkisë.
Sa i përket përplasjeve në Ksamil, rastit flagrant te Castle Hotel, në njoftim thuhet:
“Në Sarandë, vuri në dukje Klosi, janë ende 30 parcela pa aplikim e pa plotësuar dokumentacionin e prandaj sot u hap aplikimi i dytë. Ndërkohë, ai u ndal në 3-4 rastet problematike në Ksamil etj., të cilat duhen zgjidhur duke i vënë fre makutërisë për plazhe.
‘Aplikimet- sqaroi Klosi- ka nevojë të merren një për një në analizë dhe të mënjanohet çdo shkak për ngjarje.
Në tryezë u kërkua që të ketë një standard për të gjithë stacionet e plazhit, sa i takon kohëzgjatjes së kontratave, duke filluar me njëvjeçare, për të kaluar kur të jenë kapërcyer problematikat, në kontrata 5-vjeçare”. /sarandacity.al/
Hello! Do you know if they make any plugins
to assist with SEO? I’m trying to get my website to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very
good gains. If you know of any please share. Thank you!
You can read similar text here: Eco bij