Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një leksion arkitekturor nga Greqia: koha për ta aplikuar në Sarandë

Nuk janë problem ndërtimet e shumta, por shëmtia e tyre!

by Saranda City
27 Nëntor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Në Sarandë e kudo në Shqipëri, nuk është problemi se është ndërtuar furishëm, duke sjellë kaos urban; por është ndërtuar gjithashtu shëmtueshëm.

Edhe pse ndërtime me detin para, deti ka qenë pak ose aspak frymëzues apo ngacmues fantazie te ata arkitektë që kanë projektuar pallate banimi apo hotele, që veç lidhje me detin nuk kanë. Ndaj shumë prej tyre, në Sarandën e një ere të re turistike, e meritojnë të rrafshohen, ndonëse kjo është e pamundur. E mundur është që asnjë leje këtej e tutje të mos jepet për projekte që nuk sjellin asnjë risi apo çudi arkitektonike.

Sepse, ja një shembull që vjen nga fqinji jugor, i një rezidence turistike, në një terren të ngjashëm me atë të Sarandës:

Zyra “Sinas Architects” projektoi një shtëpi verore në ishullin Serifos duke marrë frymëzim nga “xerolithies”, sistemi tradicional lokal i mureve mbajtëse prej guri, krijuar për qëllimin e kultivimit të tokës, duke krijuar kështu një residencë banimi që lidhet me mjedisin natyror që e rrethon në atë deri në atë pikë së të bëhet njësh më të.

“Kjo ishte një pikënisje pa e ditur se si do t’ia dilnim. Ajo që dinim ishte se ishim padyshim të ngopur me shumë lloj arkitekturë banesash që kishim bërë, duke shteruar kufirin që ligji vendoste për aktivitetin e ndërtimit në ishush: një përsëritje e rreptë e ndërtesës krejtësisht tradicionale”. thotë themeluesi dhe drejtuesi i zyrës George Sinas.

Ky ishte një moment i lumtur sepse klienti i tyre grek kishte ndjerë të njëjtën gjë. Dhe kështu kishte pranuar synimin e arkitektit për një qasje tjetër. “Prandaj, duke shqyrtuar peizazhin, ajo që ra në sy në sytë tanë ishin gurët e thatë ekzistues. Pra, ne pyetëm veten ‘a mund të prodhojë guri i thatë një ndërtesë?’ apo ‘të jetë pikënisja për të ndërtuar një rezidencë?’ dhe më në fund ia dolëm”, tha Giorgos Sinas.


“Vetë dizajni na çoi në këtë çati shumë të bukur me kashtë që bën hijezim të mahnitshëm. Sepse hapësirat e jashtme duhet t’ju mbrojnë nga fenomenet e motit të Cikladeve”. shton arkitekti i projektit.

“Guri është prodhuar kryesisht nga gërmimet. Në raste më të rralla është sjellë nga Parosi. Artizanët janë nga Vorio-Epiri”, tha ai, pra mesa duket shqiptarë. “E kanë emrin në mjeshtërinë e punimeve me gurë”, tha njeriu që ka konceptuar formën e godinës. /sarandacity.al/

Previous Post

Porti i jahteve në Sarandë: ç’po ndodh aty?

Next Post

Një inspirim nga veriu: ç’mund të qe ish-Divizioni i Delvinës?

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Një vjedhje e rëndomtë që po kthehet në film thriller
Rend

Një vjedhje e rëndomtë që po kthehet në film thriller

4 Shkurt, 2023
Pas gati 20 vitesh diskutime: Greqia vendos financimin e autostradës me Shqipërinë
Ekonomi

Pas gati 20 vitesh diskutime: Greqia vendos financimin e autostradës me Shqipërinë

2 Shkurt, 2023
“12 Rregulla për Jetën”: pse duhet lexuar?
Kulturë

“12 Rregulla për Jetën”: pse duhet lexuar?

1 Shkurt, 2023
Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel
Sociale

Nga sot, Shqipëria vetën me një Apel

1 Shkurt, 2023
Duhani: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje
Shoqëri

Duhani: lexojeni dhe s’do e ndizni atë dreq cigareje

1 Shkurt, 2023
Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues
Politikë

Zhupa: Koncesioni i Butrintit vlerësohet antikushtetues

31 Janar, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.