Ka dashur ta “hedhë lumin” me 50 mijë lekë, por e ka pësuar me keq një shtetas në një përballje me rrugorët e Sarandës, pasi këta të fundit nukm kanë pranuar të korruptohen, e kësisioj i kanë vënë prangat.
Siç thuhet në njoftimin zyrtar, “nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funkisone publike’, i shtetasit S. Xh., 53 vjeç, banues në Greqi.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Komisariarit të Policisë Sarandë, pasi ishte duke drejtuar automjetin në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 5.000 lekë”. /sarandacity.al/