Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një rrëfim ndryshe i kandidates socialiste të Sarandës: Makarona, çizme dhe opozitë…

by PorositWeb
27 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidatja socialiste për Sarandën, Anila Denaj, ofroi për të parë për publikun aspekte të jetës së saj private, në një rrëfim në “Historia Ime” në TV Klan. Aty, duke zbërthyer trendin e jetës së saj, e përkushtuar shumë pas aspekteve profesionale, pohoi në një moment, kur u pyet nga moderatorja se si i kishte raportet me gatimin.

“Vetëm makarona dhe ato më klasiket”, u përgjigj gruaja që drejton ekonominë dhe financat shqiptare, e këto në kohën më të vështirë që kalon vendi, por që ajo nuk shfaq kurrë panik për barën që ka.

Po në pjesën e jetës apo shijeve të jetës private, ajo tha se në një të nesërme do donte të ishte një fermere, madje me çizme dhe mbi zetor.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Dua të jem me çizme llastiku dhe mbi ndonjë zetor në fushë. Kjo është një ëndërr, nuk e di nëse do kthehet në realitet. Bujqësia më ka atraktuar më shumë sesa konteksti i përfitueshmërisë…”, tha Denaj.

Ndërsa në aspektin politik, veçoi ën rrëfim të parin rast kur është ballafaqur me një sulm tipik të opozitës në parlament.

“Unë nuk e prisja ardhjen e përfaqësueseve të opozitës duke mos më adresuar personalisht, por duke iu adresuar qeverisë dhe kryeministrit. Momenti që shoqëruesi i gardës mori dhe shishen e ujit tregoi se diçka mund të ndodhte dhe krijova një farë pasigurisë.

Unë isha me shumë emocion sepse ishte dalja ime e parë në foltoren e parlamentit dhe sot e kësaj dite unë kam një grimë emocioni sepse është institucioni dhe respekti ndaj asaj foltore. Kur vjen përballja me një grup  njerëzit të cilët me gjithë respektin për ta si individë, ardhja e tyre ashtu e beftë, krijon trysni.

Ajo që më provokoi ishte gjuha e trupit e cila prej disa prej tyre ishte e pasaktë, pasjellshme.

Mund të mos ishte ndaj meje por ishin pranë meje dhe mbi të gjitha përgjegjësia për të përfunduar atë që kisha nisur. Unë nuk kisha asnjë arsye për t’u larguar nga foltorja derisa kryetari i Kuvendit të më thoshte ndalo.

Nëse nuk të ndalon ai që të dha fjalën, në rastin konkret zoti Ruçi, nuk kisha pse të dilja. Ishte forca e detyrës dhe pjesa e personalitetit që sidomos pas gjuhës së trupit dhe pjesës fizike, mua më provokon të jem më e fortë”, shpjegoi Denaj. /sarandacity.al/

 

Tags: Kryesore
Previous Post

Kandidatja demokrate, nga Lëkursi: PD me plan për turizmin

Next Post

Gjin Aleksi natën, siç nuk është e parë e as imagjinuar

PorositWeb

Related Posts

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij
Kryesore

Vatikani bektashi, pohuar me gojën e tij

23 Shtator, 2024
Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës
Politikë

Reagimi i parë i Ramës pas rimarrjes së Himarës

5 Gusht, 2024
Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës
Kryesore

Tavo dropulliti, kryebashkiak i ri i Himarës

5 Gusht, 2024
Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!
Politikë

Pse njeriu i OMONIA-s shmang një pyetje nga “servili” i qeverisë?!

31 Korrik, 2024
Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Politikë

Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri

29 Korrik, 2024
Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij
Politikë

Rama, dhjetë vjet vonesë për atë që duhej të ishte e para në qeverisjen e tij

22 Korrik, 2024

Comments 2

  1. กงล้อ888 ซื้อหวยออนไลน์ผ่านเว็บ 3 ตัวตรง บาทละ 1000 says:
    3 muaj ago

    306779 793106Cpr KIts very great read you know alot about this topic i see! 780113

  2. expanse เหตุผลในการเป็นเว็บดีที่สุด says:
    2 muaj ago

    892229 584910Hmm, I never thought about it that way. I do see your point but I think a lot of will disagree 779172

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.