Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Një shuplakë politikës: Pse “Thoma Filipeu” ende këmbëpërpjetë?

by PorositWeb
12 Maj, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Arsimtari dhe gazetari Panajot Boli e ka përjetuar keq faktin se ikën javët, muajt, iku dhe fushata, ndërsa kompeksi ujitës “Thoma Filipeu”, vepër e kohës së komunizmit, nuk u rehabilitua pas dëmtimit pak kohë më parë, si pasojë e motit të rënduar dimëror.

Ndaj ai shkruan plot ironi nën dëshpërim:

“Shyqyr që mbaruan zgjedhjet dhe na u qetësuan pak veshët.

Bashkë me to fjetën edhe premtimet.

Nuk prisnim ndonjë çudi. Gjëra të zakonshme. Skutave akoma  bëhen në fshehtësi rakordimet e fundit. Me një fjalë pazaret. Disa ngelën të kënaqur, disa jo. Logjike kjo. Jo të gjithë do të fitojnë. I dëshpëruar ngeli edhe urë-kali ‘Thoma Filipeu’, aorta e vaditjes së fushës së Vurgut.

Jo pak: 2200 ha i shuan etjen dhe mban gjallë fermerët e Vurgut. Ai ngeli me këmbën përpjetë. Një mëngjes para se të fillonte fushata e zgjedhjeve iu thye këmba dhe ngeli me sytë nga dielli. Mallkuan lumin qe e kishte gërryer. Ai kishte sharë ata që e rropen duke i marrë reren dhe brigjet… Para disa viteve ishte thyer edhe një këmbë tjetër.

E ‘kallamosen’ dosido , siç thonë fshatarët e mi… Edhe ahere mallkuan lumin. Edhe lumi shau ata që i kishin nxjerrë kokallat. Le t’i lemë këto. Vërtet u erdhi keq qeveritarëve.. Aq me tepër kandindatëve. Bile vajten edhe në vend edhe derdhën nga një kokërr loti… Edhe Ministrja e Financave Denaj u shqetësua. Aq më tepër që ia njihte dhembë e dhemballë bujqësisë. Kështu thotë. Kaq specializime kish bërë. Kaq përvojë nga firmat e huaja ku punoi.. Dhe premtuan…Vurgarët, sidomos ata anës kanalit i dhanë votën.. Thonë se u intersua dora vetë.  Burime na pohojnë se doli edhe fondi. Mos gaboj 18 milionë.. Por .. Urë-kanali qëndron me këmbën përpjetë. Buzët e Vurgut filluan të plasariten nga etja.. Fermërët kalojnë nga Urë-kanali dhe presin ta ul këmbën.  Miliona lekë janë hedhur nga një fondacion i huaj për ta rikonstruktuar.. Thonë se Ministrja bëri ‘dasëm’ të madhe në Vlorë U tund vendi. U shqepën në valle. Vetëm Urë-kanali ‘Thoma Filipeu’ nuk hodhi valle. Si të kërcënte? Është i çalë…”, shkruan Boli. /sarandacity.al/

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Nisi si ide e Auron Tares, Rama promvon “resortin suedez” në Nivicë

Next Post

Shëtitorja e re e jo vetëm, me sytë e një artisti: Ç’pritet t’i sjellë Sarandës

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij
Sociale

Greqi: kryebashkiaku zhdëp votuesin e tij

30 Shtator, 2023
Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën
Sociale

Britanikja që u shua në Sarandë, i ati kërkon të vërtetën

25 Shtator, 2023
Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash
Sociale

Greqi: delet dënden me…100 kilogramë hashash

21 Shtator, 2023
Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike
Sociale

Shkrimi mjaltë e helm në median greke për Shqipërinë turistike

18 Shtator, 2023
Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë
Sociale

Greqi: varreza e madhe e kafshëve në fushën e Thesalisë

13 Shtator, 2023
Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty
Sociale

Katastrofa në Greqi, mesazh nga Tirana për shqiptarët aty

11 Shtator, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.