Ku është bova sinjalizueze në Gjirin e Sarandës, ajo që duket si një pikë e zezë gjatë ditës e që pulsonte dritë gjatë natës?
Këtë ka kërkuar një barkë e ndaluar në Gji, duke telefonuar në Kapiteneri mëngjesin e kësaj të hëne.
Sepse Bova nuk ekziston. Ndoshta është këputur dhe ka përfunduar në thellësi.
Por për çfarë shërbentë ajo?
Më 21 shtator të 1943, anija italiane SS Probitas, e mbushur me ushtarë italianë, po largohej nga porti, dhe u godit nga dy avionë gjermanë duke vrarë disa prej tyre, pasi të tjerë u hodhën në det.
Bova shërbente pikërisht për sinjalizimin e faktit që pikërisht aty ndodhej një anije e mbytur.
Por tani ky sinjalizimi, i pajisur dhe me ndriçim për natën para ca vitesh, tani mungon.
Ndërkohë, një vit më parë, u promovua nisja e punimeve për instalimin e 50 bovave të para nga Parku Kombëtar Sazan Karaburun, në gjithë Rivierën shqiptare deri në Sarandë.
“Në zbatim të politikave për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Sazan Karaburunit, për të garantuar një zhvillim të gjithë ekonomisë së biznesit të turizmit detar, për gjithë zonën e Rivierës shqiptare do të hedhim sot 50 bova të reja të cilat janë një investim i qeverisë shqiptare në kuadër të hapjes së kësaj pjese të detit shqiptar për t’u ankoruar më shumë mjete të kënaqësisë dhe për të patur mundësinë që bukuritë e pamata të këtyre plazheve të virgjëra të Karaburunit dhe pastaj të gjithë zonës së Rivjerës, të vizitohen nga më shumë jahte e mjete kënaqësie që lundrojnë në këtë zonë edhe pse jo të zhvillojmë në këtë zonë një pikë parkimi rajonal për gjithë zonën e bregdetit”, do deklaronte ministri Klosi. /sarandacity.al/
535606 841893Fantastic post, thanks so a lot for sharing. Do you happen to have an RSS feed I can subscribe to? 849839
874093 418808Hey! Good stuff, do tell us when you lastly post something like this! 701560
954718 980519Hey there guys, newbie here. Ive lurked about here for just a little although and thought Id take part in! Looks like youve got quite a excellent location here 944187
574463 336759An incredibly fascinating read, I may possibly not concur completely, but you do make some very valid points. 274034