Ka ndryshuar trendi i regjistrimit studentor në Universitetin e Gjirokatrës. Këtë vit, sipas Rektorit Bektash Mema, ka patur rritje të numrit të studentëve, e për këtë ai thotë se ndihet optimist.
“Në këtë vit akademik që po fillojmë, nga njëra anë kemi një rritje të vlerësueshme të numrit të studentëve të regjistruar në raport me vitin e kaluar, gjë që na bën optimistë për të ardhmen.
Nga ana tjetër kemi një rishpërndarje të prurjeve studentore, që po shkon kryesisht në proporcion të drejtë me programet e studimit të ristrukturuara apo programet e reja, të formatuara konform studimit të tregut të punës, që përsëri na bën optimistë.
UGJ vazhdon të ndodhet përballë sfidave për të qenë një qendër e rëndësishme universitare në rajon…”, tha ai në fjalën përshëndetëse me rastin e nisjes së vitit të ri akademik. /sarandacity.al/