Mbrëmjen e kaluar, pak para mesnate, një person ka hapur zyrën e Administrimit të Mbrojtjes së Tokës dhe të pronave. Sipas TCH, janë vjedhur dokumenta të zonës së Dhërmiut, të quajtura “Formularë 6”.

“Rreth orës 00:15 jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrën e pronave. Erdha këtu, gjeta policinë dhe rojen. Po bëjmë një inventar për të saktësuar çfarë mungon. Është zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës dhe zyra tjetër. Nuk dimë për vjedhje dosjesh derisa të mbarojmë inventarin. Këto janë zyra që kanë rëndësi tjetër në krahasim me zyrat e tjera të qarkut. Nëse ka humbur një dokument origjinal, ka një rrezik se nuk mund të krahasohet me dokumentin fotokopje.
Kadastra e Vlorës ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes për problematika të ndryshme dhe janë verifikuar shpesh lëvizjet e ndryshme në institucion, që nga regjistrimet, legalizimet dhe deri te mungesa e marrëdhënies korrekte me qytetarët. /TCH/