Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Njeriu që rriti pasurinë e tij me 40 miliardë dollarë në 2022-shin

Pse iu shtuan paratë këtij manjati në një vit krize?

by Saranda City
28 Dhjetor, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2022 doli të ishte shumë mbresëlënës për Gautam Adhani. Dhe si të karakterizohet ndryshe një vit në të cilin biznesmeni indian u bë njeriu më i pasur në Azi dhe i treti më i pasur në të gjithë botën.

Në fakt, ndërsa shumica dërrmuese e miliarderëve panë se pasuria e tyre u tkurr ndjeshëm në vitin 2022, Adani arriti të rrisë llogarinë e tij bankare me 40 miliardë dollarë.

Dhe pyetja që lind pandërprerë është kjo: si e bëri saktësisht?

Të mos harrojmë, në fund të fundit, se ky është një sipërmarrës i gjeneratës së parë, i cili filloi tregtinë e diamanteve në Bombei në vitet ’80 dhe në fund bëri një pasuri nga qymyri “i ndyrë”.

Sekreti qëndron tek ky i fundit, pra qymyri, pasi kriza energjetike dhe sanksionet ndaj naftës ruse çuan në rritje të çmimeve të qymyrit, duke rritur ndjeshëm të ardhurat e Adanit.

Por, kjo është gjysma e së vërtetës, sepse – përveç sa më sipër – miliarderi indian u tregua edhe një top… dealmaker, duke mbyllur disa marrëveshje mbresëlënëse. Ndër të tjera, për shembull, ai bleu njësinë aziatike të Holcim, një port në Izrael, dhe stacionin televiziv NDTV (një nga mediat e pakta në Indi që kritikon qeverinë).

Natyrisht, aksionet e të gjitha kompanive të Adanit nuk ishin të imunizuara nga shitja më e gjerë në tregjet ndërkombëtare (si rezultat i inflacionit dhe ngadalësimit ekonomik), por ato përfunduan duke treguar fitime të konsiderueshme në 2022, duke ndihmuar në rritjen e pasurisë së tij.

Si rezultat, biznesmeni indian ka aktualisht një “perandori” me vlerë gati 120 miliardë dollarë. /sarandacity.al/

Previous Post

Ekonomia shqiptare 2022: ndryshe mendon populli, ndryshe qeveria

Next Post

A mund të jetë kjo një zyrtare shteti? Po, e arrestuar për drogë!

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Nisja e sezonit: çfarë e veçon Shqipërinë dhe Turqinë?
Ekonomi

Nisja e sezonit: çfarë e veçon Shqipërinë dhe Turqinë?

4 Qershor, 2023
Kumbaro: 56 operatorë turistikë detarë të certifikuar
Turizëm

Kumbaro: 56 operatorë turistikë detarë të certifikuar

3 Qershor, 2023
A ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?
Politikë

A ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?

3 Qershor, 2023
Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali
Ekonomi

Ujë me pi, nga Gjirokastra në Itali

2 Qershor, 2023
Tahiri, nga qelia në shtëpi
Rend

Tahiri, nga qelia në shtëpi

2 Qershor, 2023
CNN për ne: Një perlë mesdhetare!
Turizëm

CNN për ne: Një perlë mesdhetare!

28 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.