PD, e cila nuk e njeh 29-ën si ditë çlirimi, bëri homazhe te Dëshmorët e Kombit pikërisht këtë ditë të Pavarësisë, e cila sipas saj është dhe data kur u çlirua Shqipëria, pra kur iku gjermani i fundit.
“Sot kremtojmë ditën më të bukur të Kombit tonë që mbush me krenari zemrat e shqiptarëve, kudo ku ndodhen dhe na bashkon në kujtesën e betejave të mëdha për liri dhe pavarësi, e në nderimin e bijve dhe bijave të kombit tonë, që sakrifikuan gjithçka në emër të Kombit dhe nën flamurin kuqezi”, shkroi Basha. /tesheshi.com/