Duke mbrojtur projektin rajonal “Open Ballkan”, Rama solli si argument disa herë fermerët e Konispolit.
Duke tentuar ta thjeshtojë se ç’është “Open Ballkan”, të cilin ai e ka firmosur me Vuçiçin e Zaevin, Rama tha se është rënie e kufijve mes vendeve të rajonit, ku njerëzit e mallrat të lëvizin lirshëm, pa pengesa e vonesa doganore.
Dhe kështu, sipas tij, fermeri i Konispolit do e çojë produktin e vet kudo në rajon pa asnjë lloj pengese e siklete doganore.
Duke e shpjeguar këtë në Opinion, Rama përmendi gjithnjë si shembull fermerët e Konispolit. Sipas tij, ata e të tjerë si ata në Shqipëri, s’ka asnjë mundësi të jenë kundër “Open Ballkan”. /sarandacity.al/