Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Pa leje…”: valë arrestimesh në Breg, edhe një ksamiliot në pranga

by PorositWeb
29 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka prangosur 11 persona, si dhe një investitor është shpallur në kërkim, pasi po ndërtonin pa leje.

Ka ndodhur kjo goditje në Palasë, aty ku vitet e fundit janë përqëndruar uria për ndërtime.

Ndër të arrestuarit është dhe një shtetas nga Ksamili.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bëhet me dije se janë proceduar penalisht dhe dy specialistë të IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Palasë, Himarë

Po ndërtonin pa leje tri objekte, vihen në pranga 11 shtetas, shpallet në kërkim investitori.

Procedohen penalisht dhe 2 specialistë të IMT-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane dhe ato bregdetare, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e marra se në fshatin Palasë, Dhërmi, po kryheshin ndërtime pa leje, menjëherë kanë ushtruar kontroll për verifikimin e informacionit dhe kanë konstatuar ndërtimin e tri objekteve pa leje.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm” e kryer në bashkëpunim, i shtetasve:

B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë dhe shpallja në kërkim policor për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, e shtetasit V. GJ., 32 vjeç, banues në Himarë, investitori i ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, të punësuar nga shtetasi V. GJ., po kryenin punime për ndërtimin e tri objekteve, në fshatin Palasë, Himarë.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Vlorë u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Vijon puna për kapjen e shtetasit V. Gj. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore”. /sarandacity.al/

 

Tags: Perditshmeri
Previous Post

Grekët s’duan të shohin me sy, ajo u shkon në shtëpi!

Next Post

“Përkëdhelia” fiskale: një vendim i pritshëm për naftën e jahteve

PorositWeb

Related Posts

Dehja nga turizmi
Kritikë

Dehja nga turizmi

27 Korrik, 2024
Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin
Kryesore

Gjuha e Athinës në një deklaratë të OMONIA-s mbi Censusin

21 Korrik, 2024
Saranda e këtij fundviti në interesin e medias
Shoqëri

Saranda e këtij fundviti në interesin e medias

30 Dhjetor, 2023
Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…
Kulturë

Beteja për Butrintin, UNESCO dërgon një letër…

23 Dhjetor, 2023
“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!
Sociale

“Tokë e xanun” në qendër të Sarandës…nga autobusi!

10 Gusht, 2023
Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?
Sociale

Skena “lufte elektrike” te Rruga 3: a duhet në padi ndaj OSHE-së?

25 Korrik, 2023

Comments 1

  1. http://dev-web.apecgroup.net/kent-vs-mid-suit-prediction-32/ says:
    3 javë ago

    832949 26356This internet page is often a walk-through its the internet you wanted about this and didnt know who to question. Glimpse here, and you will absolutely discover it. 96128

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.