Ky është ndër ata artizanë të Sarandës që vërtet është ndodhur në Panairin treditor të çelur në shëtitore, por që pëebrenda turfullon nga marrazi.
Është artizan sarandiot, nga ata që këtë sezon, pas shumë vitesh në shëtitore, si dhe shumë të tjerë kolegë apo kolege vendas, nuk e pati më fatin të jetë aty, para turmës së njerëzve. Thënë ndryshe, klientëve.
Ai vetëm këto tre net mundi të ofrojë xhingla-minglat e tij të imëta, mundësuar të gjitha nga puna me dorë, pasi përgjatë gjithë sezonit ka qenë “i degdisur”, kështu vetëkonsidserohen ai e të tjerë artizanë vendas, në një ambient larg syve të masës shëtitëse në shëtitore.
Puna me dorë që ai bën është një avantazh për të, është një superioritet që nuk duhej të kishte këtë fat që u ka diktuar Bashkia.
Ai apo ata, qahen se iu është bërë padrejtësi që tregu i suvenireve u zhvendos nga shëtitorja në një ambient të veçuar, diku me banjo publike pranë, prej të cilave ka dhe mushkonja.
Ndaj, edhe në këtë foto prezantuar nga Bashkia, i lexohet palumturia e ndenja e padrejtësisë në çështjen e “barazisë para tregut”. /sarandacity.al/