Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Paradoksi i Shqipërisë me energjinë: e shet lirë dhe e blen shtrenjtë!

by PorositWeb
10 Tetor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Si do ta përballojnë familjet dhe bizneset e vogla në Shqipëri krizën e furnizimit me energji elektrike që po troket, ndërkohë që çmimet janë në qiell?

“Ne varemi nga shiu”– tha kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes në media të një plani kundërveprimi ndaj krizës energjitike, duke i qetësuar qytetarët se ky plan nuk parashikon rritjen e ꞔmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familiarë dhe biznesin e vogël dhe as kufizime në furnizimin me energji elektrike në shkallë vendi.

Ai paraqiti edhe një plan kundër krizës energjitike, i cili do të zgjasë deri në fillim të verës 2022, dhe do të kushtojë 100 milio euro në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera në fillim të vitit tjetër që do të shkojnë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elekrike (OSSHE).

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vend i pasur me burime ujore, por …

Edhe pse Shqipëria është një vend i pasur me burime ujore, katër hidrocentralet më të fuqishme të Shqipërisë mbi lumin Drin, sipas kryeministrit Rama nuk i plotësojnë dot të gjitha nevojat e vendit për energji elektrike, prandaj sikurse tha ai ne “shesim lirë kur rajoni rreth nesh nuk ka nevojë alarmante për energji për të mos hedhur ujin e hidrocentraleve në lumë apo përmbytur fushat e mbjella. Dhe blejmë shtrenjtë energji elekrike, sepse dalim në treg kur nevoja për energji bëhet alarmante per shkak të thatësirës.”

Si zgjidhje Rama prezantoi praninë e një sistemi për të mbajtur ujë rezervë për ta përdorur në kohë thatësire dhe hidrocentralin e Skavicës në kaskadën e Drinit për ndërtimin e të cilit Korporata Elektroenergjitike e Shqipërisë (KESH) nënshkroi në korrik të këtj viti marrveshjen me korporatën ameikane Bechtel.

“Po ndërtojmë hidrocentralin e Skavicës, që të kemi një rezervuar mbledhës, që ujin që kemi të tepërt sot ta mbajmë rezervë për nesër kur të kemi thatësirë.”

Sipas ekspertëve ndërtimi i këtij hidrocentrali do ta bëjë Shqipërinë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë elektrike në rajon, duke rritur prodhimin e pesë hidrocentraleve mbi lumin Drin me 20 përqind dhe arritur në 1350 MV. Shifra mbresëlënëse, por që nuk shpjegojnë se si do të zgjidhet problemi i varësisë nga shiu, i cili për shkak të ndryshimeve të klimës me siguri që do të shtohet.

Nga ana e saj opozita e konsideron krizën energjitike pasojë të korrupsionit dhe të keqmenaxhimit./DW/

Tags: Kryesore
Previous Post

Grabiti bankën greke nën tytën e armës, ekstradohet në Shqipëri

Next Post

Greqia: nga përvëlimi nga zjarret te përmbytjet nga shirat

PorositWeb

Related Posts

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat
Sociale

I pari reagim bektashi për “Vatikanin” e tyre: fjalia e tretë përgënjeshtron dy të parat

23 Shtator, 2024
Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?
Kryesore

Gerti Bogdanin e qan dhe PS-ja: kush ishte demokrati me jetë të prerë në mes?

18 Shtator, 2024
Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin
Sociale

Vdekja merr papritmas Gerdi Bogdanin

18 Shtator, 2024
Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?
Sociale

Te fqinji jugor i Shqipërisë, prioritet turisti apo qytetari?

18 Shtator, 2024
Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin
Sociale

Zjarret po përcëllojnë Ballkanin, tmerr në Shëngjin

30 Korrik, 2024
Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!
Sociale

Sa cinike: një “97”-të mjedisore në Vlorën turistike!

27 Korrik, 2024

Comments 3

  1. สล็อต เครดิตฟรี says:
    2 muaj ago

    413249 314785hey, your internet website is outstanding. We do appreciate your function 590143

  2. empresa informatica lisboa says:
    2 muaj ago

    102712 865762Wohh exactly what I was searching for, regards for putting up. 985533

  3. ออกแบบรีสอร์ท says:
    7 ditë ago

    383125 81807I dugg some of you post as I thought they were handy very beneficial 309961

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.