Është publikuar pasuria e poseduar nga ish-ministri Lefter Koka, arrestuar nga SPAK nën akuzën e një abuzimi në vlerën e 3.6 milion eurove në rastin e iceneratorit të Elbasanit. Aty, në listën e gjatë të pronave, rezulton që ai të ketë një sosh dhe në Sarandë. Bëhet fjalë për një truall disa dhjetra metra katrorë.
Siç raportin Shqiptarja.com, pasuria e ish ministrit ka një vlerë miliona euro. Krahas Kantinës së Pijeve, Koka ka në pronësi pistën e njohur mbi det në Durrës, ku ofrohen shërbime të ndryshme, me sipërfaqe 3.3 mijë m2, me vlerë 1 672 400 euro.
Koka ka në pronësi edhe 1347 m2 sipërfaqe apartamentesh. Ka në pronësi 15 parcela vresht me sipërfaqe 33 hektarë, me vlerë rreth 2.2 milionë USD, apartament 3+1 dhe garazh me vlerë 6 milionë lekë, aksioner në kompaninë ‘OERT’ dhe ‘Media99’, makinë Benz 44 mijë USD dhe makinë BMW 105 mijë euro.
Gjithashtu Lefter Koka ka deklaruar truall 90 m2 me godinë dy kate në Durrës me vlerë 7.3 milionë lekë, truall në Sarandë 730 m2 me vlerë 72 mijë USD, truall në Durrës 340 m2 me vlerë 1 milionë lekë dhe truall 1194 m2 në Durrës dhe ndërtesë me vlerë 1.8 milionë lekë.
Ish-ministri Mjedisit deklaron një kompleks industrial prodhimesh bujqësore në Durrës me sipërfaqe 582 m2, mbi një truall 2 600 m2, me vlerë 2 milionë lekë, tokë arë 17 mijë m2 me vlerë 3.9 milionë lekë, tokë arë 6 mijë m2 me vlerë 110 mijë USD dhe para cash 40 mijë USD.
Koka ka në pronësi gjithashtu, truall 77 m2 me ndërtesë me vlerë 2.9 milionë lekë, apartament 149 m2 me vlerë 110 mijë USD, apartament 140 m2 me vlerë 126 mijë euro, truall 1 mijë m2 dhe ndërtesë 248 m2 me vlerë 1.7 milionë lekë, truall me sipërfaqe 1142 m2, tokë 60 mijë m2, tokë 4.5 mijë m3 më vlerë 3 milionë lekë”. /sarandacity.al/