Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pathoi bujëmadh i kockave: si e shëroi dhe veten me anë të kalit

by PorositWeb
19 Nëntor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk e njihni kush është ky burrë që kalëron dhe është nisur për atje ku e patën thirrur, për të hequr dhimbje e për të dhënë shëndet?

Eshtë mjeku i shumënjohur popullor Koçi Milori. Mrekullibërësi i dekadave të shkuara për qindra njerëz të pamundur, vënësi në vend i eshtrave njerëzore të dala, të krisura apo të thyera.

Në të folmen popullore, thirrej Pathua (patologu) Koçi Milori, mjeku popullor i pellgut të Vurgut e pastaj me famë e mrekullira të bëra deri në Tepelenë e Kurvelesh.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Sa njerëz, të të gjitha moshave, nga ato fëminore deri në pleqëri të thellë, të zhytur në pashpresën e tyre e të mbështjellë nga meraku i familjarëve, apo të mbetur në shtrat, ka ngritur në këmbë ky Koçi Milori!

Kushedi kush ka qenë ai që i ka bërë këtë shkrepje fotografie në një nga mijëra udhëtimet e tij drejt lutjes së njerëzve që kërkonin shpëtim e shërim prej tij.

Shpesh në këto udhëtime, doktori popullor Koçi Milori merrte me vete edhe djalin e vet, Thomain, atë që sot është një emër i përveçëm në mjekësinë ortopedike. Këto udhëtime dhe asistenca e tij e vëmendshme në seancat “operatore” të babait Pathua, në banesa apo në stanë, kanë qenë universiteti i tij i parë.

Asgjë më mirë se ortopedin, nuk do të mundej të bënte Thoma Milori, sot një mjek i kërkuar në disa shtete europiane për aftësitë e tij të rralla.

Profesori i tij është Koçi Milori. Ai i dha Thomait atësine, gjakun dhe profesionin ia futi në gjak.

Foton me mushkë të të ndjerit e të paharruarit Kiço Milori, e mora nga pllaka e varrit të tij në Vrion.

Atje me treguan edhe episodin e rrallë se si Pathoi i mijëra njerëzve, u bë edhe doktor i vetes. Kur ishte në moshë të thyer, i ndodhi edhe atij që të nxjerrë çapokun. Kujt t’i kërkonte ndihmë, përveçse aftësive dhe intuitës së tij profesionale?!

U tha djemve të lidhin çapokun e tij me këmbën e kalit. Pastaj i drejtonte që kalin ta shponin ngadalë me hosten e ai të lëvizte aq sa e dinte Koçi.

Kështu u bë dhe në pak minuta lëvizja e kalit në drejtimin e duhur, bëri të duhurën. “Zgjidhmeni, kaq ishte”, tha doktor Koçi. Kocka e çapokut gjeti folenë e vet dhe u desh vetëm ndonjë orë kohë që Pathoi të bëhej prapë po ai i pari, i gatshëm t’u përgjigjej thirrjeve të të tjerëve për doren dhe marifetet e tij, si Pathua gati i magjishëm. /

Thoma Nika – /sarandacity.al/

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Butrinti “qan” ikjen e ish-portierit: legjenda e portës durrsake, me fillesat në Sarandë

Next Post

E kërkon koha: 40 shenjtorët duhen “zgjuar”!

PorositWeb

Related Posts

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI
Individualitet

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

19 Nëntor, 2023
Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”
Individualitet

Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”

3 Korrik, 2023
Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022

Comments 1

  1. my page says:
    3 muaj ago

    388714 507963The next time I just read a weblog, I really hope which it doesnt disappoint me up to this one. Get real, Yes, it was my choice to read, but I personally thought youd have something interesting to convey. All I hear can be a handful of whining about something you can fix within the event you werent too busy trying to uncover attention. 310504

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.