Me rikthimin pas më shumë se dy vitesh në parlament, PD i është rikthyer akteve të saj me prirje ekstreme, duke befasuar së fundi me një të tillë të panjohur më parë.
Në votimin për kreun e ri të parlamentit, znj. Lindita Nikolla, deputetët opozitarë kanë ndjekur të gjithë të njëjtin rit: i janë afruar kutisë së votimit me votë në dorë dhe në finale e kanë grisur atë, me copat e letrës hedhur në dysheme. Por nuk kuptohet pse.
Emri i znj. Nikolli nuk përfshihet te të urryerit e opozitës e ajo nuk bën pjesë te shënjestrat e zakonshme akuzatore; përkundrazi, është zgjedhur si më luajalja edhe në raport me opozitën.
Hamendësohet se kjo formë është zgjedhur nga Basha pikërisht për të shmangur një rrjedhje votash, pra një “Pro” opozitare ndaj znj. Nikolli, gjë e cila mund ta kompromentonte rëndë në këto orë të sikletshme për të, ndërsa gjendet nën sulmet e një pjese të PD-së pas vendimin për largimin e Berishës prej grupit parlamentar demokrat. /sarandacity.al/
950996 557934I want reading through and I conceive this website got some genuinely utilitarian stuff on it! . 24387
812330 832147Wow, superb blog layout! How long have you been blogging for? you make blogging appear easy. The overall appear of your site is magnificent, as effectively as the content! xrumer 411339