Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pedagogu përshkruan ish-studenten: Hajrie Rondo apo Margarita Xhepa?

by PorositWeb
15 Gusht, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Me anë të një shkrimi me titull “Hajrie Rondo në bronx”, pedagogu i njohur i artit skenik Miho Gjini ka përshkruar ish-studenten e tij, artin e saj dhe karakterin njerëzor.

Njëherësh aty, ai ka potencuar dhe atë që mund të përbëjë një kuriozitet kulturor, ndarjen e një çmimi përgjysëm mes së ndjerës dhe të madhes Margarita Xhepa.

Shkrimi:

Kjo është Hajrie Rondo, vajza e Veizajve të Delvinës që deshi të bëhej aktore, u bë aktore, shkëlqeu si e tillë e mbeti, si e gjallë në bronx, nga duart e arta të skulptorit sarandiot  Kreshnik  Xhiku, me nënë delvinjote edhe ai.

Unë tani qëndroj me dhimbje të thellë, përpara bustit të saj, si një udhëtar i zakonshëm i artit. Befasohem që ajo nuk është më, po gjithsesi është po aty, e fiksuar në bronx, në memorien tonë, në celuloid, ndër 160 rolet e saj të paharruara, si personazhe e role të gdhendura në Altarin e Artit, si figura njerëzore të papërsëritshme.

Ajo u vendos këtu, përgjithmonë, në qytetin e vogël që e lindi,  para Pallatit të Kulturës, nga e nisi jetën e vet të aktrimit, përmes një ceremonie të thjeshtë e të madhërishme njëherësh, mbuluar nga çarçafi i bardhë, nga lulet, palmat e ca fëmijë që buzeqeshin ëngëllisht, në prani të artdashësve të Delvinës dhe të pushtetarëve vendorë që patën fisnikërinë ta shpallin vajzën e tyre si “QYTETARE NDERI”, në vitin 2008, që në gjallje të saj.

Rastisi që ta mësoja ketë event  kulturor -inagurimin e një busti për ARTISTEN E MADHE- nga vet Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Z. Ardian Gurma, tek i cili vajta për ta falenderuar për ndihmesën që na dha, për ta zhvilluar në Bistricë promovimin e dy librave të mi, atje ku e dëshironte ish-nxënësi im Karafil Shena, ku me siguri do të qe edhe Hajria, studentja ime e mrekullueshme, edhe AJO, ashtu sikundër na vinte kurdoherë në promovimet e serisë së antologjisë letrare të Bregut – “Shtigjet e Vendlindjes” , në Lukovë e në Himarë.

Dhe më ngjante e pabesueshme që nuk do ta kemi më atje, duke e dëgjuar zërin e saj të ngrohtë, me aksentin jugor, të folurën e saj energjike e të vrullshme.

Sa e sa vajza, gra e nëna realizoi ajo në skenë e në ekran, që janë me plot jetë, po edhe karaktere të mirëfillta.

Hajrie Rondo ishte njëra nga ato personalitete të artit që solli aq natyrshëm kaq shumë figura artistike e të vërteta, që pëlqeheshin, figura vajzash e grash, me botë të brendshme, ekspresive, që  të “çkulnin nga vëndi”!…Ti ikje nga salla e teatrit dhe ajo e kinemasë, dhe merrje me vete imazhin e figurës së saj, të mbetej në shpirt humori, po edhe tragjizmi, kur e donte puna…

Sa të vështirë e patëm ne, në një Juri Teatri, në Festivalin Ballkanik të Vlorës, kur ajo u përball  në  skenë me Margarita Xhepën dhe ne, me në krye Artistin e Popullit Birçe Hasko,  nuk dinim se kujt do t’ia jepnim çmimin e pare, Margaritës apo Hajries? Se ato ishin, thuajse të barabarta për nga forca e interpretimit, po edhe nga paraqitja e madhështisë së figurës së gruas shqiptare në çaste tragjizmi, si një sugjestion e vlerë universale. Dhe e ndamë çmimin përgjysmë, të barabartë si vlerë arti e hak pune krijimtarie, të papërsëritshme, gjë që diva shqiptare Margaritë do ta miratonte me kënaqësinë më të madhe e fisnike, njerëzore.

Në mosha krejt të ndryshme, po në përvojën e artit e të talentit, njëlloj të barabarta!

Unë tani e shoh me vëmendje këtë Hajrie në bronx, të skulptorit Kreshnik Xhiku, dhe vë re vajzën e roleve të para te saj, freskinë e emocioneve femërore, si një drithmë e ëmbël që shpërndahet si rrezatim hyjnor, me po atë flladitje jugore të erërave, po edhe me lirizmin e një poezie që buron nga krejt fizionomia e figurës. Busti duket sikur kërkon të flasë përsëri e përsëri do të flasë. E mua do të më kujtohej ajo që tha në Himarë herën e fundit se e paskesha ndihmuar vajzën e Veizajve, që në pragun e jetës, kur dokumentat e saj diku kishin ngecur “sirtareve” e “lufta e saj”, tok me dëshpërimin e këmbënguljen, do të vazhdonin gjer në zgjidhjen e tyre, sa të hynte në atë shkollë që i “digjte shpirtin” dhe e ndoqi, gjersa ariti ato vlera që “zienin” brenda personalitetit artistik të saj.  E AJO do të na i kujtonte, kur ne e kishim haruar  këtë, bashkë me kohën  që e tejkaluam. Dhe do të kemi tani, në galerinë e saj të krijimit ato figura artistike mbresëlënëse që përfshijnë të gjitha gjinitë e artit skenik, po edhe të të gjitha moshave njerëzore, që nga Tana çamaroke dhe e papërsëritshme e Çajupit e gjer tek  gruaja dinjitoze e skulpturore e rilindasit të shquar të dijes,Petro Nini Luarasit.

Dhe busti prej bronxi i Hajrie Rondo Veizaj do të vazhdoj t’u flas delvinjotëve e udhëtarëve të artit si puna ime, me po atë modesti  e dashuri që AJO  kishte për njerëzit dhe për artin e saj të shenjtëruar…./sarandacity.al/

 

Delvinë, më 13 gusht 2021. Fotografia nga Vladimir Kodhelaj.

Tags: Kryesore
Previous Post

Një rekord temperature nga vala e nxehtë afrikane

Next Post

Festa e së premtes: emër për emër, kush ishin delvinjotët që nderoi Delvina

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike
Kulturë

Rama prezantohet si artist në Greqi, e shoqëron Athina politike

21 Mars, 2023
Delvinë: një tjetër monument “i harruar” islam drejt rehabilitimit
Kulturë

Delvinë: një tjetër monument “i harruar” islam drejt rehabilitimit

18 Mars, 2023
Butrinti, zhvendosje nga Greqia në Shqipëri
Kulturë

Butrinti, zhvendosje nga Greqia në Shqipëri

15 Mars, 2023
Rajmonda Bulku si “Nënë Shqipëri”: pse regjisorialisht s’është e duhura
Kulturë

Rajmonda Bulku si “Nënë Shqipëri”: pse regjisorialisht s’është e duhura

1 Mars, 2023
Xhamia në qendër të Sarandës, nga kryebashkiaku në “destinacionin e fundjavës”
Kulturë

Xhamia në qendër të Sarandës, nga kryebashkiaku në “destinacionin e fundjavës”

18 Shkurt, 2023
“12 Rregulla për Jetën”: pse duhet lexuar?
Kulturë

“12 Rregulla për Jetën”: pse duhet lexuar?

1 Shkurt, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.