Kandidatët, Dine e Zhupa: Të dielën sjellim ndryshimin!Votoni për Sarandën tonë… Video
Edhe pse shiu binte i pandërprerë, kjo nuk i stepi demokratët e Sarandës, të shumtë në numër, të bëheshin pjesë e mitingut të paralajmëruar për mbylljen e fushatës elektorale 2021.
Për demokratët është çështë çështje orësh që ndryshimi të vijë, edhe pse, sipas tyre, ndryshimi tashmë ka ardhur pasi e shohin tek çdo shqiptar.
Kandidatët Ina Zhupa dhe Jolio Dine bashkuan duart në Rrugën e Flamurit, duke kërkuar mbështetjen e Sarandës për të votuar nr.9. Zhupa dhe Dine u shprehën të sigurt për fitoren e Partisë Demokratike duke thënë se ajo është e vetmja shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
“Qytetarëve të Sarandës ju është kthyer shpresa.
Të dielën do kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë dhe do votojnë numrin 9️⃣
25 prilli është dita e ndryshimit! Eshtë dita e fitores! Eshte dita e shqiptarëve! Votoni numrin 9, votoni për të ardhmen e fëmijëve tanë”!, – tha mes të tjeravë kandidatja Ina Zhupa.
“Ju kërkoj me dorë në zemër mbështetjen tuaj për Partinë Demokratike! Ora për të vënë secili nga një tullë për murin e madh të një Shqipërie më të mirë ka ardhur. Të dalim masivisht të votojmë të dielën nr.9, Partinë Demokratike, shpresën e vetme, që na ka ngelur për të përmbysur të keqen e madhe 8-vjeçare që trokiti dhe bashkëjetoi me ne”, tha mes të tjerave në përshëndetjen e tij kandidati, Jolio Dine. /sarandacity.al/