Saranda do ketë vetëm dy kandidatë të PD-së, të cilët janë Jolio Dine dhe Ina Zhupa. Kjo pasi Kolegji Zgjedhor rrëzoi dy kandidaturat e tjera, Manjola Nikollo dhe Lasko Nasti.
Ndërsa në Devinë, kandidati i vetëm do të jetë Julian Zoto.
Ky zhvillim erdhi pasi Kolegji Zgjedhor pranoi kërkesën e Partisë Socialiste, duke rrëzuar KAS-in e KQZ.
Përfundimisht lihet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit, që do të thotë se Partia Demokratike shkon në zgjedhje me vetëm 153 kandidatë dhe jo 222 siç pretendonte. /sarandacity.al/