Mes 150-200 familje në Sarandë kanë përfituar së fundi nga programi i kreditimit të butë, që ka në fokus strehimin. Kjo ishte një nga pikat me ndjeshmërinë më të madhe në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku për këtë çështje referoi soecialisti i strehimit në Bashki, Leonidha Çavo.
Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që posedojnë banesa në shitje, si dhe ndërtuesve, që të bëjnë tolerime në çmimet e apartamenteve që do t’u serviren për t’u blerë nga përfituesit e kredisë së butë.
Kjo sepse nga ky proçes deri tani kanë përfituar një numër i vogël aplikantësh për arsyen e ngritjes se çmimeve në tregun e lirë të banesave, sepse kërkesat janë shtuar. Ndaj ky ishte një shqetësim që theksoi drejtoresha e Raifaizen Bank, si dhe specialisti Leonidha Çavo.
Nga programi i kreditimit të butë kanë pëfituar 94 familje sarandiote. Kjo ishte lista e dytë e familjeve përfituese, pasi lista e parë kishte në përbërjen e saj 72 familje që momentalisht kanë nisur procedurat me bankat e nivelit të dytë, të cilat operojne në qytetin e Sarandës.
Duke falenderuar ministren e Financave Anila Denaj për angazhimin e veçante që tregoi në këtë proces, Çavo vlerësoi dhe punën e kryebashkiakut Gurma dhe Këshillit Bashkiak për interesin që ata treguan për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Puna nga struktuat përkatëse të Bashkisë Sarandë ka qenë në vazhdimësi, pasi vitin e kaluar përfituan nga skema e bonusit të strehimit 64 familje.
Ndërkohë, sërish këtë vit do të vazhdojë disbursimi i qerave për familjet që do të aplikojnë për bonusin e qirasë.
Aplikimet për këtë bonus fillojnë pas datës 15 prill. /sarandacity.al/
Rezymeja e specialistit Leonidha Çavo:
https://youtu.be/nUkJneRiK-k