Plagosja me pistoletë e 27-vjeçarit Tauland Beqiri në 13 gusht në Ksamil, tashmë nuk ka asnjë person në qeli.
28-vjecari Edison Vyzaj dhe 24-vjecarin nga Sri Lanka, Makaëitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana, janë lënë të lirë me vendim të gjykatesit Fatmir Ndreu.
Prokurori Ilir Hoxha deklaroi se ekzistojnë kushtet për zbutjen e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim duke pranuar masën e sigurimit “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të kërkuar për shtetasin Makawitage Perera si dhe duke e lënë vendimmarrjen finale për të dyshuarin tjetër Edison Vyzaj në vlerësim të gjykatës. Por gjykatësi Fatmir Ndreu, në përfundim të seancës ka vendosur lirimin nga qelia të të dyve.
Për ta, janë ndryshuar veprat penale, nga “Plagosje e rëndë me dashje” ne “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”.
Ka rënë vepra penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” për një sasi të vogël droge të gjetur në dhomë, pasi të dyshuarit kanë rezultuar përdorues dhe sasia shumë e vogël, 1.5 gram.
Ka rënë edhe vepra “moskallëzim krimi”.
Ka mbetur ndërkohë vepra “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” për Edison Vyzajn. /sarandacity.al/
732086 675376I always visit your blog and retrieve everything you post here but I never commented but today when I saw this post, I couldnt stop myself from commenting here. Great article mate! 544065
267901 138924You produced some decent points there. I looked on the internet for that difficulty and discovered most people is going together with with the internet web site. 914538