Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

“Plaku matuf” i Dhivrit: njeriu që realisht do binin këmbanat për të!

by PorositWeb
6 Janar, 2022
Share on FacebookShare on Twitter

Në qendër të fshatit Dhivër, krenarë e shekullorë ngrihen rrepet. Në rrënjët e tij një burim i kristaltë: uji i famshëm Kamarës. Vitet, furtunat, nuk i përkulën këto bimë të forta. Një plak shekullor, një mësues pensionist rron akoma si këto rrepe të fshatitt e tij. Megjithëse i kaloi të njëqindat, dora e tij që dridhet akoma shkruan.

Studiues, shkrimtar i cili ka botuar 10 libra për traditat, historinë, folklorin, arsimin  dhe shkollat e minoritetit grek: ky është Llambi Kiço, njeriu që sfidon pleqërinë.

Ashtu si rrepet e tij, ku sa herë është ulur në hijet e tij dhe shkroi aq shumë për fshatin e tij, i rezistoi me vitalitet regjimit komunist që e fshikulloi aq egër. Megjithëse pleqëria i ka rënduar në supe, atij herë herë i vijnë në vesh ca tinguj këmbane.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ai e ka skalitur atë të dielë të 17 majit 1975 në kujtesë dhe nuk do ta shuaj kurrë, veçse kur do të mbyllë sytë. Kishat i kishte zhdukur regjimi, por këmbanat e tyre i mbajtën që të lajmëronin brigadierët dhe kooperativistët për punë. Të lajmëronin fshatin për mbledhje. Por atë ditë këmbanat ranë për të. Do ta demaskonin përpara gjithë fshatit si armik i popullit.

Si në kllapi i vijnë ca fjalë “bën propangandë për Greqinë. çohu, fol bir kulaku, je i arsimuar në Greqi”. Me kokën të trullosur, ku gjithshka i ishte mpirë, ai dëgjoi të dërguarin e Komitetzit që i tundi gishtin si kamxhik para fytyrës: “Ky plak matuf  të mos shkelë pragun e derës së shkollës”.

Dikush iu afrua deri te rrëza e veshit: “E nëse ke punuar, nga frika ke punuar”.

I hoqën edhe djalin Maqin, edhe vajzën Anthulla  nga puna, se ishin bij të armikut të popullit. Që atë ditë filloi ferri për familjen e tij. Ai që kish dhënë aq kontribute në arsim, me laboratorë biologjie e mjete që i përgatiste vetë, kopshtet prodhuese ku bënin praktikat nxënësit, të qëndisura nga duart e tij të arta, një metodist i shkëlqyer, ai që përgatiti nxënës në 10 fshatra ku punoi, me 20 transferime.

Cili ishte faji i tij? Se studioi në Pogonjaninë e Greqisë, se babai i tij punoi në Amerikë  dhe bleu ca toka në Çukë e Lëkurs. Regjimi ia mori, e shpalli kulak dhe tre vite burg. Por ish-komuna e Dhivrit e shpalli Harallamb Kiçon “Qytetar Nderi” të saj

“Plaku matuf” jo vetëm që kapërceu pragun e derës së shkollës, por u ul këmbëkryq shkruajti e shkruan aq shumë për arsimin që ia ndaloi regjimi.

Panajot Boli – /sarandacity.al/

Tags: Nënkryesore
Previous Post

Djaloshi minoritar që nxorri kryqin nga ujrat e Bistricës: besim apo aventurë?

Next Post

Kryqi në Stamboll: fitorja i takon Galipit!

PorositWeb

Related Posts

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI
Individualitet

NYT: Njihuni me Mira Muratin, inxhinieren që drejton OpenAI

19 Nëntor, 2023
Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”
Individualitet

Pse Ing. Kristo Kauri duhet rikthyer “në punë”

3 Korrik, 2023
Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë
Individualitet

Fenomeni Arjeta Puca: femra që duhet të dëgjojnë e ndjekin shqiptarët qaramanë

13 Maj, 2023
Saranda humb delvinjotin e shquar
Individualitet

Saranda humb delvinjotin e shquar

23 Shkurt, 2023
I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?
Individualitet

I diskutueshmi i madh: si u bë George Soros një miliarder?

5 Janar, 2023
Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë
Individualitet

Dhjetë gjërat që duhet të dini për njeriun më të pasur në botë

18 Dhjetor, 2022

Comments 1

  1. pg168 says:
    7 ditë ago

    294034 923819Vi ringrazio, considero che quello che ho letto sia ottimo 895672

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.