Policia e Shtetit ka lajmëruar që nga data 17-24 maj është java e 6-të globale e sigurisë rrugore.
Fushata sensibilizuese njëjavore e ka theksin tek mesazhi që rrugët duhet të kenë të kufizuar shpejtësinë e lëvizjes 30 km/orë.
Kjo nismë globale përqafohet edhe nga aktorët kryesorë të sigurisë rrugore në Shqipëri.
Policia Rrugore këtë javë do të jetë e pranishme më shumë në zonat urbane, në lagjet e brendshme të qyteteve ku është sanksionuar me ndryshimet e Kodit Rrugor, kufiri maksimal i shpejtësisë 30 km/orë.
Lëvizja me 30 km/orë mundëson që rrugët të jenë më të sigurta, më të gjelbërta dhe më të jetueshme. /sarandacity.al/