Policia greke publikoi emrat dhe fotografitë e një grupi kriminal të goditur në 20 maj të këtij viti.
Gjatë operacionit u arrestuan 11 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, të akuzuar për vjedhje makinash dhe trafik droge.
Policia sekuestroi gjatë operacionit mjete të vjedhura, drogë, sende të tjera dhe 15 mijë e 310 euro.
Në prangat e policisë mes të tjerëve janë edhe dy shqiptarë, njëra femër.
Konkretisht: Andon Theodhor Cala, 31-vjeç, nga Cërriku dhe Aleksandra Kristo Kalemi, 22-vjeçe, nga Bogova e Skraparit. /sarandacity.al/