Porti i Sarandës është vetëreklamuar së fundi duke u vetëquajtur “destinacion i pandryshueshëm”.
Edhe pse ndodhet në një “shkrettirë” aktiviteti për shkaqe pandemike, ku veçon fakti se prurjet nga Korfuzi dhe komunikimi me fiqnjin ishullor pëballë nuk ekzistojnë akoma, Porti shkruan me nota euforike:
“Destinacioni i vetëm turistik për çdo grup dhe individ këtë verë është Shqipëria dhe Saranda.
Gjithë turistët me jahte dhe veljera tashmë e kanë bëre Sarandën dhe Portin e saj një destinacion të pandryshueshëm duke vizituar sitet dhe plazhet e kristalta të mrekullueshme të saj”.
Por ndërkohë është rasti të veçohet se jahtet e veljerat, tej apo paralel me motivet turistike, vijnë në Sarandë dhe naftën shqiptare, më e lirë dhe më e mirë. /sarandacity.al/