Siç në Sarandë, edhe në Delvinë është mbledhur Asambleja lokale e PS-së, që siç informon kryebashkiakja Qilimi:
“Analiza paszgjedhore e arritjeve dhe mangësive si dhe diskutimi për zgjidhjen e problematikave të ndryshme të shfaqura në komunitet, ishin çështjet kryesore të diskutuara në takim”.
Ndërsa deputetja Denaj, shkruan nga ana e saj: “Analiza zgjedhore dhe riorganizimi i strukturave të partisë, si një domosdoshmëri, për të arritur objektivat tona dhe rritur efikasitetin.
Vëmendje e shtuar edhe për nevojat e komunitetit, për përshpejtimin e procesit të legalizimeve, azhurnimin e hartës së tokës, si dhe përmirësimin e infrastrukturës së zonës”.
Ndërkohë, ajo çfarë vihet re në Asamblenë e Delvinës është që jo për të gjithë ka patur vend; disa anëtarë kanë ndenjur dhe në këmbë.
Pra, në një qytet që si panoramë kryesore, sigurisht gri, ka boshatisjen, varfërimin e jetës sociale, paçka një sheshi të rilindur, partia në pushtet i ka plot strukturat. /sarandacity.al/