Një veshje plumbi nuk i ka rezistuar dot temperaturave të larta të verës, gjë që ka çuar në deformime, e si pasojë në nevojën e një ndërhyrjeje për ta eliminuar si problem.
Kjo ka qenë që aty, gati dy vite pas u hoq çdo skelë e një rikonstriksioni të thellë, i cili e shndërroi në një kantier punë xhaminë e njohur dhe ambientin rreth e rrotull, aty do ketë sërish një të tillë për pak ditë.
Interesant është fakti se rregullimi do kryhet vullnetarisht, pasi ustai që e njeh problematikën është banor i Rusanit, si dhe pjesëtar i bashkësisë së besimtarëve të xhamisë. /sarandacity.al/