Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Punëtorët grekë, grevë për tragjedinë hekurudhore

Aksidenti i ndodhur më 28 shkurt ka shkaktuar zemërim publik

by Saranda City
8 Mars, 2023
Share on FacebookShare on Twitter

Mijëra punëtorë në Greqi dolën në grevë për aksidentin më të rëndë hekurudhor në historinë e vendit, ku humbën jetën 57 persona.

Aksidenti i 28 shkurtit shkaktoi zemërim publik mbi gjendjen e rëndë të hekurudhave të Greqisë. Grevistët theksojnë se fajtorë janë neglizhencat e gjata, investimet e pamjaftueshme dhe shumë pak punëtorë, një trashëgimi e krizës së borxheve.

Në tren kishte 350 pasagjerë, përfshirë studentë që ktheheshin nga Athina në Selanik pas një fundjave të gjatë. Në Luginën Tempe, treni pasagjer u përplas me një tren mallrash që po afrohej në të njëjtën linjë.

Aksidenti shkaktoi protesta masive në të gjithë vendin. Më shumë se 10,000 njerëz u mblodhën në Athinë të dielën.

Punonjësit e hekurudhave janë në grevë që nga e enjtja, për shkak të së cilës janë ndërprerë shërbimet e trenave. Ata theksojnë se kërkesat e tyre për përmirësimin e protokolleve të sigurisë janë injoruar prej vitesh.

Sindikata ADEDY, e cila përfaqëson qindra mijëra punëtorë në sektorin publik, bëri thirrje për një grevë njëditore.

“Gabimi njerëzor”

Punëtorët e tjerë të transportit gjithashtu u larguan nga puna në shenjë solidariteti, duke ndërprerë shërbimet e metrosë, tramvajit dhe autobusëve në Athinë. Në grevë janë edhe punëtorët e anijeve.

Nxënës, studentë dhe mësues do t’i bashkohen protestave në qendër të Athinës.

Greqia shiti operatorin shtetëror hekurudhor, tani i quajtur Hellenic Train, si pjesë e një pakete shpëtimi ndërkombëtar në 2017 tek Ferrovie dello Stato Italiane në pronësi shtetërore të Italisë.

Qeveria fajëson për aksidentin gabimin njerëzor.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u kërkoi falje qytetarëve të dielën, duke pranuar se neglizhenca e viteve mund të ketë kontribuar në aksident.

Ministri i Transporteve dha dorëheqjen pas aksidentit. Ministri i ri është Georgis Gerapetritis. Të mërkurën, ai duhet të takohet me ekspertë të trafikut nga Komisioni Evropian, i cili ka premtuar se do të ndihmojë. /sarandacity/al/

Previous Post

Rasti Dan Hutra: vëllai e do të vdekur!

Next Post

Emri që mishëron 8 Marsin: a e dini kush ishte Clara Zetkin, një anti-kapitaliste e thekur?

Saranda City

Saranda City

Related Posts

Olti Çaçi: Ky është “çelësi” i zgjatjes së sezonit në jug
Turizëm

Olti Çaçi: Ky është “çelësi” i zgjatjes së sezonit në jug

5 Qershor, 2023
Kumbaro: 56 operatorë turistikë detarë të certifikuar
Turizëm

Kumbaro: 56 operatorë turistikë detarë të certifikuar

3 Qershor, 2023
A ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?
Politikë

A ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?

3 Qershor, 2023
Tahiri, nga qelia në shtëpi
Rend

Tahiri, nga qelia në shtëpi

2 Qershor, 2023
CNN për ne: Një perlë mesdhetare!
Turizëm

CNN për ne: Një perlë mesdhetare!

28 Maj, 2023
Goro: Fitorja e Belerit, jo nder për Himarën!
Politikë

Goro: Fitorja e Belerit, jo nder për Himarën!

28 Maj, 2023

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.