Këta janë dy të arrestuarit e një dite më parë nga Policia e Sarandës.
Fjala është për Andon Qurkun dhe Renato Vezelajn, njëri 38 dhe tjetri 45 vjeç, i pari me banim në Sarandë dhe i dyti me banim në Tiranë.
Ata u prangosën në kuadër të operacionit të koduar si “Pushuesit”, pasi për tre muaj me radhë, përgjatë gjithë sezonit, kishte vjedhur sende e para nga persona të ndryshëm në mënyra të ndryshme.
Ja ç’thuhet në komunikatën policore për ta:
“Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” në shtetin shqiptar dhe atë grek.
Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik, në qytetin e Sarandës, konkretisht:
Më datë 08.06.2021, këta shtetas, kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë dore, në banesën e shtetasit A. B.
Më datë 13.06.2021,kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit E. B.
Më datë 08.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë si unaza, ora dore dhe varse në banesën e shtetasit B. A.” /sarandacity.al/