Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Pyetja e trefishtë për Delvinën: pse ekziston, a duhet të ekzistojë dhe si mund të ekzistojë?

by PorositWeb
23 Mars, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

“Delvina mbarroi!”, është thënia fatale më e shpeshtë e delvinjotëve këto kohë, atyre që jetojnë aty apo dhe e atyre që jetojnë gjetiu, nga ata që kanë ikur herët apo dhe të ikurit vonë.

Eshtë thënia që reflekton një dëshpërim që ndjehet në ajër, teksa sheh zbrazëtinë e përgjithshme, më të theksuar në këtë kohë pandemie, e që i ndih si ndjesi e përzishme dhe stina ende e paikur e dimrit.

Qytetit, i shndërruar në qytezë, i mbetet vetëm vera si një lloj serumi që e mban në jetë. Dhe ndodh kjo teksa disa dekore urbane ofrojnë shkëlqim, por që janë krejt vetmitare dhe të shkëputura nga çfarë njerëzit kanë në xhepat apo gjokset e tyre.  

Është një e vërtetë e hidhur por pak e thënë, se Delvina e morri goditjen ekonomike me shuarjen e Lazaratit, konsideruar si një shtojcë e saj në anën tjetër të malit, ndërkohë që më parë humbi pensionet greke si një e ardhur jo e vogël e xhiros të përgjithshme të lekut, falë pjesës së minoritetit; shtoi kësaj dhe rënien e të ardhurave nga remitancat e emigrantëve nga Greqia, si pasojë e krizës greke apo dhe e ndryshimit të shumë konteksteve sociale e familjare, të cilat kanë minimizuar këto remitanca.

Nga ana tjetër, ajo çfarë ndodh përgjatë sezonit 16 kilometra më tutje, në bregdet, në Sarandë, me një shtim vit pas viti të fluksit turistik, pothuajse as që ndihet në Delvinë. Duket sikur ky qytet ndodhet diku mes malesh, larg, shumë larg qendrave urbane, e jo një frymë afër një prej “kryeqyteteve” të turizmit mbarëshqiptar e më gjerë, atij rajonal. Në vend që Saranda e Delvina të ishin enë komunikuese të flukseve turistike, ato mbeten të ndara si më thikë në këndvështrime ekonomike. Thënë ndryshe, nga një shtojcë e Lazaratit, Delvina nuk po bëhet dot shtojcë e Sarandës.

Delvinjotët qajnë ikjen një nga një të institucioneve, një trend vërtet shqetësues që daton në fakt që në mesin e viteve 2000, e që pati së fundi si epilog largimin prej aty dhe të Drejtorisë Arsimore. Kjo është njëra anë e çështjes, asaj që Delvina ka shkuar drejt shuarjes institucionale, të asaj linje që e mban gjallë dinamikën e nevojshme të një qyteti, edhe atë ekonomike, por nga ana tjetër nuk ka ende në horizont projekte me theks kreativ, të cilat paralajmërojnë një kthesë në këtë fat të trishtë.    

Plot resurse me forcë tërheqëse turistike, po aq sa Butriniti, ato mbeten ende të fjetura, të pakapitalizuara, duke mos përbërë asnjë një lloj motori, sado të vogël ekonomik, për jetën e qytetit.

Ndaj, pyetja e trefishtë sot për Delvinën është: pse ekziston, a duhet të ekzistojë dhe si mund të ekzistojë?

Kur është fjala për të ekzistuar, do të thotë që është fjala në fakt për të jetuar, në një kuptim të plotë, duke gjetur motivet e duhura, sidomos ato ekonomike, e më pas dhe ato sociale, për t’i dhënë një kuptim jetës së atyshme.

Ajo ka të djeshmen, si potencial historik e trashëgimor; kë të sotmen si ngjitazi me një ndër vatrat më të nxehta të turizmit rajonal, por siç duket nuk ka mendjen e duhur për t’u rikrijuar.

Eshtë gjë e mirë që ka një shesh simpatik, është po aq e mirë që po bëhet me ujësjelljës të ri, por çështja është si do futet në treg, në kushte të reja tregu dhe burime të të ardhurave, për ta bërë të bleshme dhe të shitshme. Në finale, për ta bërë të jetueshme.

Duhet të shkosh në Përmet, aty ku nuk ka det afër, ku izolimi gjeografik është më i madh, është dhe me larg qendrave të mëdha urbane, por që ka më jetë, ka më shije jete, ka më cilësi jete, ka gjithashtu dhe me bredhje turistike, për të kuptuar se ka diç të rëndë që nuk shkon me Delvinën. Dhe patjetër gjendet te njeriu, më shumë se te rrethanat…/sarandacity.al/                

Tags: Kryesore
Previous Post

Mbushen 11 vjet MEGA: për ç’u përfol në fillim dhe si ndërroi vendet me PBDNJ-në

Next Post

Asfaltimi në Shijan: fundi i një rruge ferri deri te varrezat e Finiqit

PorositWeb

PorositWeb

Related Posts

Një krim që media kurrë s’e raporton…
Opinion

Një krim që media kurrë s’e raporton…

6 Janar, 2023
Time: Dhjetë rreziqet që kërcënojnë botën në 2023-shin
Opinion

Time: Dhjetë rreziqet që kërcënojnë botën në 2023-shin

5 Janar, 2023
Koment: Korrigjimi i defaktorizimit politik të pakicës greke
Opinion

Koment: Korrigjimi i defaktorizimit politik të pakicës greke

24 Dhjetor, 2022
Zbulohet pasuria apo modestia e Dumanit?
Opinion

Zbulohet pasuria apo modestia e Dumanit?

21 Dhjetor, 2022
E reflektuar dhe në futboll: pse s’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb?
Opinion

E reflektuar dhe në futboll: pse s’mund të ketë pajtim shqiptaro-serb?

8 Dhjetor, 2022
Drama në Dropull: të vdesësh nga një qiri në 2021, si Krisanthi!
Opinion

Drama në Dropull: të vdesësh nga një qiri në 2021, si Krisanthi!

29 Nëntor, 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2023 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.