Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në Sarandë, mes Metoqit dhe Qafë Gjashtës, te një prej pikave të karburantit anës rrugës.
Një automjet është përmbysur në rrugë pas përplasjes me bordurën anësore. Lajm i mirë është që nuk ka pasoja në njerëz.
Drejtuesi, i cili sipas të dhënave të para ka qenë me shpejtësi, në një rrugë të lagësht nga shiu, ka shpëtuar paq. /sarandacity.al/