Pasi mori pjesë në foltoren e të rinjve që Sali Berisha zhvilloi në Tiranë, Belind Këlliçi e këshillon kryetarin aktual të PD-së Lulzim Bashën të shkojë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe këtë krizë ta zgjidhë me votë.
Ndërkohë që deputetja e qarkut të Vlorës, Ina Zhupa, e cilëson Kuvendin e 11 dhjetorit si një cikël përmbyllës të lëvizjes së Sali Berishës.
Sa i përket paralajmërimit që Basha i bëri Berishës për përjashtim nga partia, deputeti Këlliçi mendon se Neni 27 i statutit që i referohet ndëshkimeve, prek më shumë Lulzim Bashën si pasojë e dëmeve që i ka sjellë demokratëve.
Zhupa i mëshon faktit se në kryesi e PD-së mbështetësit e Berishës patën mundësi të shtojnë pika diskutimi në rendin e ditës në kuvendin që ka thirrur Lulzim Basha.
Demokratët janë ndarë në dy grupime ku mbështetësit e Berishës do të mblidhen më 11 dhjetor, ndërsa ata të Bashës më 18 dhjetor.
Të dyja palët theksojnë se synojnë të bashkojnë partinë, ndonëse secili synon të mbledhë Kuvendin e vet. /A2 CNN/