Me shkas rritjen e infektimeve, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë apelin e radhës për vaksinim.
“Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me COVID-19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj COVID-19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.
Vendos maskën, ruaj distancën, laj duart, shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv. Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin”, shkruan Manastirliu. /sarandacity.al/
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?