Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi paralajmëroi një furtunë lëvizjesh në drejtori policore e komisariate, por nuk pranoi përgjigjësi direkte për atë që po ndodh në plazhe së fundi, apo në rrugë me aksidente.
“Brenda javës ndryshme në drejtori e komisariate të policisë në vend”, tha Çuçi, duke sqaruar për plazhet:
“Ka rregulla e procedura transparente në ndarjen e plazhit, policia nuk ndal parcela plazhi por zbaton ligjin për mosprekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje”.
Nga ana tjetër, ai paralajmëroi një “vetting” për poseduesit e makinave të shtrenjta.
“Kam vënë re se disa flasin m të madhe për rritjen e kriminalitet dhe aksidenteve me vdekje por kjo është e pavërtetë, pasi shifrat tregojnë të kundërtën.
Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së Policisë së Shtetit.
Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur ne hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim.
Do të kemi dron super-inteligjent në rrugë dhe sistem monitorim rrugës”, theksoi njeriu që ka përgjegjësi rendin në Shqipëri. /sarandacity.al/