Kryeministri Rama u tregua i ashpër me kryebashkiakë, të cilët mbajnë në detyrë vartës që “lënë kokrrën e namit”, siç tha ai.
“T’i si kryetar duhet të jesh i alarmuar nëse një zyrtar lë kokrrën e namit dhe e mbron partia.
Duhet të thuash ‘o unë o ky këtu se i ka dalë boja’, sepse të jesh kryetar bashkie do të thotë të jesh avokati nr.1 i njerëzve dhe mbrojtësi nga të gjithë xhagajdurët që vijnë me lloj lloj pozicionesh shtetërore në pozicionet tuaja.
Kjo është të jesh kryetar bashkie dhe të thuash ‘ti nuk vazhdon më këtu’, ‘ti nuk do jesh më drejtor hipoteke’, ‘sigurimesh shoqërore apo poste’. Pse nuk e di kryebashkiaku kur posta bën zullume me pensionistët? E di që çke me të dhe sa më të vogla të jenë realitetet e bashkive, aq më shumë i di të gjitha”, tha Rama.
Ai shtoi se nuk ka vlerë që ndërsa nuk u shërben si duhet qytetarëve në përditshmëri, të shkosh më pas në fushatë elektorale kur vijnë zgjedhjet dhe t’u kërkosh votën duke thënë “jam i juaji, jam me ju”, “jam kështu” e “jam ashtu”.
Kritikat e tij u bënë gjatë një takimi ku kryebashkiakët raportuan para të parit të qeverisë, eprorit të tyre politik dhe qeverisës, mbi arritjen e tyre për sa kanë qeverisur në nivel lokal. /sarandacity.al/
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?