Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Tunelin e Skërficës për urimin e një “Ditë të mbarë!”.
Si për t’i faktuar jugut, por dhe shqiptarëve në përgjithësi se rruga drejt Sarandës shumë shpejt nuk do kalojë nga segmenti gjarpërues i lodhshëm i Muzinës, Rama ka ofruar pamjet e punës në frontin Kardhiq-Delvinë.
Një ditë më parë, të njëjtën gjë bëri dhe deputeti Alket Hyseni.
Po më parë, Ergys Verdho, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar është shprehur se “nga 1300 metra që është tuneli, punimet kanë mbaruar për 500 metra, ne shpresojmë që në fund të tetorit ne të shohim dritë në fund të tunelit. Ambicia e ARRSH është që në verën e ardhshme të jetë funksional”. /sarandacity.al/
https://youtu.be/2rEq5f6AC30