Kryeministri Rama pranoi se ngjarja e rëndë e Sarandës afro 10 ditë më parë, ishte përgjegjësi e Policisë aty. Fjala është për një shkëmbim të shtënash, prej të cilave mbeti i plagosur shtetasi Spiro Iljadhi, pronar i një lokali të njohur në Turizëm – Çukë.
“Rasti i Sarandës është përgjegjësi e drejtpëdrejtë e Policisë së Shtetit.
Për këtë arsye, janë marrë të gjitha masat dhe janë bërë të gjitha goditjet e nevojshme brenda për brenda Policisë së Shtetit.
Rasti i Sarandës është fiks përgjegjësi e strukturave të Policisë në Sarandë”, tha kreu i qeverisë.
Sipas tij, bëhet fjalë për një lokal jo diku në periferi por nën hundën e tyre, ku vijohej të qëndronte hapur dhe me muzikë në shkelje të hapur të orës policore.
Kujtojmë se për këtë rast janë arrestuar i plagosuri dhe një prej personave që qëlluan mbi të, ndërkohë që janë në kërkim dhe dy të tjerë. /sarandacity.al/
847422 940506Nice weblog here! Also your site a lot up fast! 869933
852391 599817Usually the New york Weight Loss diet is undoubtedly less expensive and flexible staying on your diet scheme intended for measures even so quickly then duty maintain a nutritious every day life. weight loss 952424