Kryeministri Rama i rrëfeu ish-kryeministrit grek George Papandreu, me kërkesë të këtij të fundit, “sekretin” e marrjes së mandatit të tretë.
I ndodhur në Athinë në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar pikërisht nga George Papandreu, Rama tha:
“Ne fituam mandatin e tretë dhe besoj se mbi të gjitha ja dolëm pasi gjatë gjithë kohës kemi luftuar që të mos bëhemi asnjë herë një parti që identifikohet me pushtetin, por të mbetemi në sytë e njerëzve që partia që identifikohet me ndryshimin.
Për ta bërë këtë kemi luftuar gjatë gjithë kohës për të ndryshuar partinë tonë dhe të sjellim njerëz nga fusha të ndryshme të jetës.
Tjetra ka të bëjë me atë çfarë kemi bërë dhe mesa duket për njerëzit është e qarte se kjo është rruga drejt progresit dhe puna duhet përfunduar.
Ka shumë gjëra që janë më mirë nga sa ishin, por ka gjëra të tjera që duhet të jenë më mirë.
Jemi përpjekur të jemi përherë që mjaft të sinqertë me njerëzit dhe ta krahasojmë e atë që kemi bërë me atë çfarë duhet të bëjmë jemi larg. Po ta krahasojmë me atë që gjetëm dhe atë që bëmë, jemi të lumtur për t’u ndjerë të sigurt se kjo është rruga dhe të ecim përpara”.
Kryeminsitri shqiptar ofroi dhe një përvojë sinjifikative me një plak të fshatrave të thella në Tiranës.
“Po vizitoja një fshat që është përtej malit të Tiranës, që janë praktikisht shumë keq. Shkova atje, më kërkuan shkollën, kopshtin, urën dhe kur u çua një i moshuar për të më thënë: ‘Shumë mirë që je këtu, hera parë që vjen një kryeministër dhe është normale që t’ju kërkojmë.
T’i nuk do bësh asgjë se ne jemi shumë larg për të marrë vëmendjen e qeverisë, prandaj unë kam një kërkesë: Sillu mësues anglishteje fëmijëve tanë. Të gjithë nxënësit heshtën. ‘E shikon këtë malin tha, qyteti është nga ana tjetër, është shumë lart që të ecin atje, por po t’u japim anglishten mund të fluturojnë’. Dhe Ballkani Perëndimor ndihet kështu, që janë një pjesë e izoluar nga pjesa tjetër e botës”, tha Rama. /sarandacity.al/