Duke formosur kontratën e ndërtimit të areoportit të Vlorës, kryeministri Rama njoftoi se tashmë radhën e ka areoporti i Sarandës.
“Aeroporti i Vlorës është një aset i ri për ekonominë shqiptare, ne do të hapim katër aeroporte.
Mbase javën tjetër do të lançojmë garën për aeroportin e Sarandës, ndërkohë që gara për Vlorën është mbyllur”, tha Rama.
Ndërkohë, duhet kujtuar se dhe nën qeverisjen e PD është ideuar një areoport në Sarandë. Madje për këtë ekziston dhe një maket i terminalit.
Është ajo që shihni në foto.
Por veç kësaj nuk ka asgjë tjetër; as garë, as negociata, as vendime etj.
Pra, ka mbetur vetëm ide dhe një foto.
Por duhet kujtuar se nën qeverisjen e PD-së u shtrua rruga e mandarinave, pra ajo e Soronesë. Nisi ndërtimi i aksit edhe turistik Kardhiq – Delvinë, u zgjerua aksi që nga Gjashta në hyrje të Sarandës, si dhe nisi zgjerimi i aksit Gajdar – Krane, por që u la në mes. /sarandacity.al/