Kryeministri Rama reagoi për herë të parë në lidhje me zhurrmnajën mediatike të krijuar rreth pranisë së Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.
Orë pas performancës së tij në këtë festë, Rama mbrojti këngëtarin ish-jugosllav, jo domosdoshmërisht serb, siç ai trajtohet në opinionin shqiptar.
“Një gazetare e mirënjohur shqiptare e Kosovës, e cila respektohet ndërkombëtarisht dhe kontribuon për tribuna prestigjoze të shtypit botëror, e tha shumë troç se Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zjarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.
Por muzikanti i famshëm nga Sarajeva, me baba kroat, nënë serbe dhe grua muslimane boshnjake, u kthye në një “kriminel serb” që duhej djegur në zjarret e gushtit shqiptar, pavarësisht se as serb nuk është përveç të tjerash. Paçka se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë – thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur, “Më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën!”.
Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.
Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?
Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër, të cilës kjo botë i ka parë vetëm sherrin, kudo e kurdo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet”, shkuan Rama në reagimin e tij, njëherësh duke servirur Bregoviçin në të kënduarit shqip në Korçë. /sarandacity.al/
https://youtu.be/Sw0Xs-Wk86I
572066 759311I enjoy reading post. Hope i can discover far more articles like this 1. Thanks for posting. 780083
243452 787958Attractive part of content. I just stumbled upon your website and in accession capital to claim that I acquire in fact enjoyed account your weblog posts. Any way Ill be subscribing to your feeds and even I achievement you get entry to constantly rapidly. 792329
185817 245889Delighted for you to discovered this internet site write-up, My group is shopping much more often than not regarding this. This can be at this moment undoubtedly what I are already seeking and I own book-marked this specific website online far too, Ill often be keep returning soon enough to appear at on your special blog post. 402184
348626 344161hi and thanks regarding the certain post ive actually been looking regarding this kind of info online for sum time these days hence thanks a good deal 108980
980056 978836You produced some decent points there. I looked on-line to the problem and discovered most individuals will go along with along with your internet website. 329009