Kryeministri Edi Rama nisi nga Vlora planiveprimin për pastrimin rrënjësor të vendit, duke shpallur se ky qytet, nën drejtimin e Dritan Lelit, është modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin.
“Vlora në fakt në vend që të ishte model, pasi siç është bërë model për transformimin, për pikat e tërheqjes së më shumë turistëve, për rritjen e aktiviteteve të biznesit të vogël, për mbledhjen e të ardhurave, rritjen e xhiros është paralelisht modeli më i shëmtuar për abuzimin me mjedisin dhe indiferencën lapidare të bashkisë që është e pakonceptueshme.
Këtu nuk ka nevojë për ushtri dhe vullnetarë, apo që të vij unë e gjysmën e qeverisë, por mjafton kryetrari i bashkisë dhe 5 veta të tjerë me një qese në dorë çdo ditë dhe duke i thënë qytetarëve ‘mos na ktheni prapë këtu’, pylli i Sodës të bëhet një vend ku askush nuk hedh më asnjë plehrë tjetër”, tha Rama.
Rama e kategorizoi hedhjen e mbeturinave si “tradhti kombëtare”dhe shtoi se ky është momenti kur secili duhet të mendojë komentet patriotike.
“Të gjithë ta mendojnë dy herë kur hedhin nga dritarja e makinës, lënë pas pasi ngrihen në një piknik mbetjet duke dhënë shembullin më skandaloz dhe kriminal fëmijëve.
Ai është momenti kur duhet t’i mendojnë komentet patriotike dhe kur mendojnë si patriot kur duhet të nderojnë dëshmorët, kjo është një tradhti në dukje e padukshme, por në fakt është një tradhti kombëtare shumë e madhe që ta degjenerosh vendin tënd në sy të tjerëve dhe ta bësh vendin tënd si vend ku mund të hidhet çdo mbeturinë”, u shpreh kryeministri. /sarandacity.al/