Nga data 1-15 gusht, në vendin tonë kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj në Shqipëri, një shifër kjo e bërë publike nga kryeministri Edi Rama.
Sipas tij, kjo shifër është 4.5% më e lartë se në vitin 2019, pra para pandemisë.
“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë”, ka shkruar Rama. /sarandacity.al/