Saranda City
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë
Saranda City
No Result
View All Result

Rasti me Venecian dhe një shqetësim nga Auron Tare: a duhet shtuar vizitueshmëria në Butrint?

by PorositWeb
24 Qershor, 2021
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa narativa zyrtare i gëzohet vizitueshmërisë në masë të Butrintit, një zë i vetëm deri më tani, me lidhje të forta me Butrintin dhe fushën e turizmit në përgjithësi, Auron Tare, është kundër kësaj narative, si dhe kundër asaj që Butrinti të ketë vizitueshmëri masive.

Për Taren, i cili i referohet disa normave botërore ndoshta ende të panjohura për ne të rregullave të turizmit, numri i vizitorëve në Butrint duhet të jetë i limituar.

Ish-drejtor i Butrintit në kohën e promovimit dhe njohjes botërore të këtij parku arkeologjik, cili pasoi me futjen në UNESCO e rrjedhimisht në axhendat turistike deri në shkallën e famës dhe vizitueshmërisë që ka sot, prej gati 10 vitesh, duke parë fluksin e madh, Tare kërkon që kjo të frenohet.

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Arsyetimi: për mbajtjen e një ekuilibri mes mosdëmtimit të Parkut dhe vizitueshmërisë. Nëse kjo e dyta lihet pakontrolluar, ose e pafrenuar, e gjitha do kostojë në dëmin që mund të pasojë Parku.

Dhe nuk e ka nga vetja. Ky është një debat botëror.

Më poshtë është një shkrim që trajton atë që po ndodh me Venecian, edhe kjo në UNESCO si Butrinti, ku pikërisht është i njëjti debat.

Janë kroçerat dhe masivizimi ato që po dëmtojnë perlën italiane të turizmit botëror.

Reputacioni i Venecias, i cili po bëhet një ankorim i madh për kroçerat turistike, është dëmtuar dhe kjo mund të jetë e ardhmja e një qyteti të regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nëse kjo agjenci e kupton kërcënimin dhe e vendos atë në listën e trashëgimisë së rrezikuar.

Zyrtarët e qytetit hezitojnë të heqin dorë nga kroçerat dhe prandaj UNESCO mund ta vendosë Venecian në listën e kuqe në mes të korrikut kur pritet një raport i ri që mund të dënojë Italinë për moszvogëlimin e hyrjes së shëmtisë turistike të anijeve dhe turizmit masiv, raporton DPA.

Qeveria në Romë iu përgjigj një paralajmërimi të UNESCO-s duke ndërmarrë hapa të shpejtë për të ndrequr situatën.

“Ne do ta marrim seriozisht këtë çështje,” tha ministri italian i Kulturës Dario Franceschini, duke shtuar se “nuk ka më kohë për të hezituar”.

Sidoqoftë, një betejë ka vazhduar për vite me rradhë për të ruajtur qytetin, i cili në vitin 2019 para pandemisë tërhoqi 5.5 milion turistë të etur për të vizituar Sheshin e Shën Markut, njëherësh për të udhëtuar me gondola nëpër kanalet veneciane.

Venecia dhe laguna e saj janë regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1987 dhe ky status është i rëndësishëm sepse mund të gjenerojë të ardhura për ekonominë lokale.

Nëse UNESCO e kupton kërcënimin ndaj saj, Italia do të duhet të miratojë një plan të ri veprimi dhe ta paraqesë atë deri në shkurt 2022, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.

UNESCO do ta votojë atë ndërmjet 16 dhe 31 korrik. Disa vjet më parë, kjo organizatë botërore shqyrtoi mundësinë e heqjes së plotë të Venecias nga Lista e Trashëgimisë Botërore.

Në fillim të qershorit, pas një viti e gjysmë pushimi për shkak të pandemisë, kroçera e parë ia behu, ndjekur nga protesta të forta nga qytetarët.

Roma zyrtare vendosi në fillim të prillit të mblidhte ide që do të detyronin lundruesit e mëdhenj të qëndronin larg lagunës.

Shumë e panë këtë si një ndalim të anijeve të mëdha (me më shumë se 40,000 GRTG) për të parandaluar hyrjen e tyre në Sheshin e Shën Markut, por nuk ndodhi.

Zgjidhjet janë ende duke u kërkuar, dhe sipas mediave, edhe ajo e një ankorimi tranzitiv në portin industrial të Marghera-s, dhe në planin afatgjatë në një port të ri e të shtrenjtë në det të hapur.

“Porti industrial Marghera është pjesë e lagunës. Edhe nëse kroçerat ankorohen aty, laguna do të shkatërrohet,” tha Peta Reski, një autor gjerman që jeton në Venecia.

Në çdo rast, ekspertët e UNESCO shkruajnë në analizën e tyre se bumi turistik i kombinuar me rënien e popullsisë lokale “ka çuar kryesisht në humbjen e origjinalitetit historik” të Venecias. /sarandacity.al/

 

Tags: KryesorePerditshmeri
Previous Post

Lajmi ndryshe: një pamje dhe një sqarim hedhësit të kësaj qeseje

Next Post

Përkujtimi, rrëfimi dhe përkimi: nga Gjermania në Nivicë, për masakrën e gjermanëve!

PorositWeb

Related Posts

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)
TË FUNDIT

“Tajlanda shqiptare” me muzikën në kupë…(!)

8 Gusht, 2024
Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan
TË FUNDIT

Bloomberg: Planet e mëdha të Jared Kushnerit në Ballkan

8 Gusht, 2024
Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!
Kryesore

Turistët që vijnë në Shqipëri, sa “koprracë”!

6 Gusht, 2024
Edhe Santorini bosh!
TË FUNDIT

Edhe Santorini bosh!

6 Gusht, 2024
Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”
TË FUNDIT

Një plazh falas në Breg në kohën e “detit të xanun”

3 Gusht, 2024
Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv
TË FUNDIT

Një tjetër destinacion i famshëm i cenuar nga turizmi masiv

28 Korrik, 2024

Comments 3

  1. gym equipment shop says:
    3 muaj ago

    78316 735728I recognize there exists a great deal of spam on this blog website. Do you require assist cleaning them up? I can aid among courses! 153441

  2. ติดตั้ง ais fiber says:
    1 muaj ago

    571137 204643Just wanna remark on couple of general items, The site style is ideal, the topic matter is rattling excellent 280619

  3. เช่าเครื่องสเลอปี้ says:
    2 javë ago

    39047 264767This put up is totaly unrelated to what I used to be searching google for, even so it was indexed on the initial page. I guess your performing something right if Google likes you adequate to place you at the initial page of a non related search. 537839

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © 2018 JNews. Photography Blog theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Turizëm
  • Fenomen
  • Sociale
  • Shoqëri
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Kritikë
  • Opinion
  • Kujtesë
  • Individualitet
  • Intervistë

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.