Në të parin reagim pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, lideri real i kësaj force, Sali Berisha, tha se Basha nuk vrau atë por partinë.
“Basha kreu vrasjen e Partisë Demokratike jo atvrasjen. Unë do të ndjek qasjen që do të rivendosë sovranitetin në Partinë Demokratike.
Nuk isha i papërgatitur për këtë vendim.
Unë kam thënë se nëse PD shet sovratitetin, Sali Berisha do të bëjë çdo gjë jo anti-amerikane dhe jo-perëndimore.
Ky vendim i Bashës e shndërron PD një satelit të Ramës…”arsyetoi Berisha
Kujtojmë se orët e mbrëmjes, Basha doli me një deklaratë ku tha se Berisha përjashtohej nga grupi deri në sqarimin e plotë të shpalljes “non grata” nga SHBA.
Ndodh kjo një ditë para çeljes së sesionit të ri parlamentar. /sarandacity.al/